-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten në Beograd se marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Serbisë janë në “kohë të artë”.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media, me presidentin serb, Aleksandar Vuçic.

Vuçiq ka thënë se dy liderët kanë diskutuar për tema të rëndësishme gjeopolitike, si dhe për problemet me të cilat përballen dy vendet.

“Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie të mia ekonomike. Ne kemi trefishuar këmbimin tregtar, në krahasim me pak vjet më parë”, ka thënë Vuçic.

Presidenti serb ka thënë se është arritur pajtueshmëri për t’i përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe atë ushtarake.

Erdogan është takuar me Vuçicin në Beograd, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Serbi.

Në ditën e mbërritjes së presidentit turk në Serbi, më 10 tetor, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave.

Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017.

Para vizitës në Beograd, ai ka qenë në Tiranë, prej ku i ka premtuar Shqipërisë dhurimin e dronëve kamikazë dhe ka marrë pjesë në përurimin e një xhamie të ndërtuar me financim të Turqisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit