-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Na mposhtën, Silvinjo: Çekia festoi sikur kishte mundur Brazilin

Kryesoret

Shqipëria u mund 2 me 0 në Çeki në sfidën për Ligën e Kombeve dhe renditet në vend të tretë. Trajneri Silvinjo gjeti arsyet e disfatës.

“Para së gjithash pashë një Çeki shumë të motivuar. Çekia ka luajtur mirë, sulmuesi i tyre ka bërë një ndeshje shumë të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin shumë të motivuar për ta fituar këtë vit me ne.

Ishin shumë më të motivuar për të fituar. Ata na shikojnë si ekip i fortë, e vura re si festonin sikur kishin mundur Brazilin.

Sa i përket pësimit të golit të dytë, Silvinjo u shpreh se një pësim i tillë nuk i pëlqen askujt, madje i kishte paralajmëruar kuqezinjtë që të bënin kujdes. Të çmend pësimi i një goli.

Në pushimin mes dy pjesëve ju thashë lojtarëve që ata bëjnë tranzicion të shpejtë dhe mund të pësojmë 2 ose 3 gola.

Duhet të shohim përpara për ndeshjen tjetër. Çdo gjë është akoma e hapur duke qenë se nuk ka diferencë të madhe pikësh. Ne kemi lojtarë të mirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit