Dy vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn e tyre 28-vjeçarin Denis Loka më datë 7 tetor në Greqi janë lënë në paraburgim. Mëngjesin e sotëm rreth orës 10 ata dolën në gjyq dhe u deklaruan fajtorë për akuzën penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore.
Sipas dëshmisë së tyre kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç.
Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet nda tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt.
Mes tyre ishte edhe një shok i njërit prej të pandehurve, i cili dyshohet se kishte folur me të dhe ai i kishte treguar se ai ishte abuzuar nga viktima.