Në qytetin e Këlnit janë evakuuar tre spitale dhe mijëra shtëpi pasi u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore gjatë gërmimeve rreth vendit të klinikës në Këln-Merheim.
Sipas mediave, bomba do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar.
Spitalet në afërsi të bombës së pashpërthyer janë evakuuar dhe evakuimi i një klinike të tretë filloi të premten në mëngjes, tha një zëdhënës i qytetit të Këlnit. Ndërsa shtëpia e të moshuarve në Neubrück nuk duhej të evakuohej, pasi është jashtë rrezes së evakuimit.
Banorët në një rreze prej 500 metrash nga vendi u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre rreth orës 9:30 të mëngjesit.
Sipas qytetit të Këlnit, rreth 6,400 njerëz duhet të largohen nga shtëpitë e tyre në Merheim. Qyteti ka ngritur një pikë kontakti në shkollë.
Dy autobusë nga kompania e transportit publik të Këlnit janë vënë në dispozion.