-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje studentëve dhe pedagogëve: Mbroni lirinë akademike

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim iu drejtua pedagogëve dhe studentëve të universiteteve që të mbrojnë lirinë akademike.

“Universitetet pa lirinë akademike, pa lirinë e kërkimit shkencor, humbasin tërësisht funksionin e tyre si institucione të vendit, shndërrohen thjesht në shkolla të larta, automate, të cilat në ingranazhet e kohës shkojnë drejt shkatërrimit. T’i privosh universitetet nga liria e kërkimit shkencor, në një kohë kur ke prekur pothuajse të gjitha fondet, të centralizosh atë në duart e një këshilli xhahilësh, injorantësh, hajdutësh, do të thotë të rrënosh kërkimin shkencor, do të thotë të vrasësh ëndrrat shkencore të mijëra e mijëra studiuesve të rinj, të cilët shohin kërkimin shkencor si rrugën më fisnike për të ndërtuar karrierën e tyre të suksesshme.”, u shpreh Berisha.

Ai u bën thirrje sonte pedagogëve dhe studentëve të universiteteve që të mbrojnë lirinë akademike pasi është liria e vërtetë e tyre.

“Është koha pra për të gjithë ju studentë dhe pedagogë të shqyrtoni propozimi që ka bërë Edi Rama, në të cilin ju shumëzon me zero. Në të cilin ju të gjithë së bashku keni zë aq sa ç’ka Lubi Balluku me dy asistentë të saj.”, shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit