-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zuri vendin Salianjit, deputeti i ri i PD-së: Nga dorëheqja tek rikthimi

Kryesoret

Andrea Mano do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit. Ai mori karrigen e Ervin Salianjit që u dënua me burg dhe humbi mandatin. Por cfarë do të bëjë Mano tani, cili do të jetë qëndrimi i tij pas revoltës dhe dorëheqjes nga kryesia e PD-së në Korçë.

“Pas dorëheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirrje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorëheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtareve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qenë pjesë e proceseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu siç ne mendonim, sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotërisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD, por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerëzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qenë anëtarë kryesie, drejtues sanksionesh, dhe grup sanksionesh. por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit