Policia e Fierit ka arrestuar një 23-vjeçar me iniciale E.K., banues në fshatin Remas, Divjakë.
Gjatë kontrollit në makinën që 23-vjeçari drejtonte u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Ndërsa në kontrollin që u bë në dy makinat e tjera që ai kishte në oborrin e banesës u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e vogël cannabis sativa dhe 12 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.