Një 30-vjeçar francez i cili kishte humbur në pyllin e Llogarasë u gjend pas tre orësh kërkime. Forcat e postës së policisë së Orikumit dhe ADZM e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore francezin.
Turisti francez kishte lëshuar sinjal Sos rreth orës 15:00 dhe menjëherë policia e Orikumit ka shkuar në malin mbi parkun Kombëtar të Llogorasë dhe nga koordinatat që francezi kishte dhënë, e kanë gjetur.
Ata e gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe e shoqëruan për në postën e policisë së Orikumit.