Romanca e Ledri Vulës dhe Rina Zaitit ka bërë bujë në mediat rozë, Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit ka bërë lëvizjen të cilën ndjekësit nuk mbetën pa e vënë re.
Edhe pse ish-çifti kishin kohë që ishin përfolur për ndarje ata përsëri vazhdonin të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Mirëpo pas lajmit se dyshja Ledri Rina u panë në rrugët e Londrës së bashku u pa se blogerja e hoqi Ledrin nga Instagrami ndonëse disa nga fotografitë e tyre janë akoma në profilin e saj.