Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Turan, në Pogradec.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, dhe si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. Ai u transportua në spitalin e Korçës dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave.