Tirana më 20 tetor do të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët dhe vullnetarët dhe shprehu se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar qytetin.
Veliaj tha se në këto tetë vite qyteti është maturuar për të mirëpritur organizime të tilla.
Gjitashtu kërkoi dhe mirëkuptimine qytetarëve të Tiranës për kufizimin e qarkullimit në disa rrugë kryesore në ditën e maratomës.
“Përveçse emergjencave, çdo qytet, edhe Nju Jorku, Tokio, Londra, Berlini, çdo vend që ju keni parë, maratonën e respekton si një mundësi e jashtëzakonshme për sportin. Nëse një turisti i duhen 10 ditë për të parë çdo gjë në Tiranë, ata të maratonës praktikisht për 1-2 orë do shohin gjithë pikat kryesore të Tiranës dhe do marrin shijen e qytetit tonë”, theksoi Veliaj.
Më tej ai tha se “Rreth një mijë prej atletëve që garojnë janë profesionistë dhe vijnë për të fituar çmimet, të cilët këtë vit janë 5000, 3000 dhe 2000 euro”.