Një vakt pa verë është si një ditë pa diell. Për një ditë ndryshe këtë fundjavë kantina “Buzani” ju fton që të provoni verën shqiptare në panairin që po zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
E freskët, plot shije e aromë fantastike që do mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Kejsi Buzani, menaxhere marketingu e kantinës që aktivitetin e nisi në 1998 në Durrës si prodhim familjar ju fton që të degustoni verërat me varietet 100% autokton.
“Në këtë panair keni mundësi që të degustoni verën tonë të bardhë, që është e prodhuar nga varieteti sheshi i bardhë që është 100% autokton shqiptar. Gjithashtu mund të degustoni edhe verën kabërnet dhe Sangiovese që janë dy verërat tona të kuqe”.
Pijedashësit do të gjejnë edhe rakinë e stazhinuar në fuçi lisi. “Keni mundësi që të provoni rakinë barik që është e stazhinuar një vit në fuçi lisi, por edhe raki të prodhuar nga variete rrushi shqiptar” thotë më tej menaxherja, të cilën e preferojnë shumë edhe të huajt. “Turistët preferojnë që të provojnë rakinë, pasi është produkt që nuk e njohin shumë”.
E fokusuar te varietetet autoktone, me bindjen se kanë potencial, Kejsi Buzani i ka të qarta objektivat. “Ne jemi të bazuar në qytetin e Durrësit, operojmë më shumë aty.
Por kemi filluar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë jugun por synojmë të zgjerohemi më shumë”. Të kesh pranë dashuri dhe verë, kjo është lumturia e jetës. Gëzuar me verë shqiptare. Gëzuar me Buzani.