Andrea Mano pritet që të zërë vendin e Ervin Salianjit pasi atij iu hoq mandati me dënimin e tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Mano me anë të një deklarate ka thënë se i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme.
“Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam pjesë e PD dhe opozitës dhe jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës dhe ndërrimin e pushtetit”, tha ai.