-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali në Çeki, Daku: Njoftova arbitrin, por jemi shtet i vogël…

Kryesoret

Një episod skandaloz u regjistrua në Pragë, në sfidën mes Çekisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Tifozët çekë shpalosën flamurë serbë, prapa portës së tyre. Megjithatë nuk u mjaftuan vetëm me kaq.

Në krahun e flamujve serbë, janë vendosur harta e Kosovës, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenare. Për këtë pas ndeshjes, foli edhe sulmuesi Mirlind Daku.

“E kemi parë dhe unë për shembull kam komunikuar me gjyqtarin. Këtu nuk i hoqën. Unë jam edhe më i riu këtu dhe nuk mund t’i marr vendimet për të ndalur ndeshjen.

E drejta ime ishte vetëm t’i tregoja gjyqtarit. I tregova se këto flamuj janë provokues ndaj lojtarëve. Por nuk u hoqën. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi shtet i vogël…”, deklaroi Daku për Tv Klan.

Skandali/ Tifozët çekë i vendosën kryq flamurit shqiptar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit