Ditën e hënë me datë 14 tetor Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në transfertë në kuadër të Nations League. UEFA në këtë përballje ka vendosur arbitrin kryesor holandez Danny Makkelie.
Ai do të ketë ndihmën e Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.
Danny Makkelie 41 vjeç ka vendosur drejtësi në 5 ndeshje të kampionatit holandez këtë sezon. Gjithashtu ka qenë gjyqtar edhe në një ndeshje të Champions.