Mbrëmjen e sotme ka nisur ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës. Një skandal ka ndodhur në shkallët e stadiumit dhe nuk kanë munguar thirrjet anti-shqiptare.
“Kosova – Serbia”, “kush nuk kërcen është shqiptar”, janë vetëm disa nga thirrjet e tifozëve serb që dëgjohen në stadium.
Po ashtu stjuardët kanë provuar të heqin flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar. Stadiumi është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës.