Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona pasi e kanë mbajtur me dhunë dhe kanë kanosur një 53-vjeçar.
45-vjeçarja me iniciale L. Ç., banuese në Gjirokastër në banesën e marrë me qira, në bashkëpunim me E. T., 38 vjeç, banues në Krahës kanë mbajtur me dhunë 53-vjeçarin me iniciale P.S. dhe më pas e kanë kanosur për ti marrë paratë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.