Trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviç, shprehu pakënaqësi pas fitores 2-0 ndaj Zvicrës, duke kritikuar tifozët për thirrjet e tyre për sulm, edhe kur ekipi ishte në avantazh.
“Dikush duhet të ma shpjegojë se nuk e kuptoj. Në minutën e 80-të, kur ishim duke fituar 2-0, dëgjojmë thirrjet ‘përpara, le të sulmojmë’. Kjo është pak e pakuptimtë për mua,” tha Stojkoviç. Ai theksoi se organizimi në mbrojtje është esencial në këto situata, duke shtuar se tifozët duhet të kenë një kuptim më të mirë për situatën e lojës.