Mentor Çuku zgjidhet zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Për këtë pozicion aplikuan 11 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret ligjore dhe profesionale të përcaktuara për këtë funksion.
Të gjithë kandidatët u karakterizuan nga një nivel i lartë i përgatitjes profesionale, përvojës në fushën e hetimit dhe aftësive të spikatura drejtuese, çka e bëri procesin e përzgjedhjes veçanërisht sfidues.
Mentor Çuku është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zotëron një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar profesionale në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Gjatë karrierës së tij ai është dalluar për integritet të lartë profesional, aftësi drejtuese dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Mentor Cuku ndjek rrugën e të vëllait, dëshmorit Artan Cuku i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrjen e pallatit ku banonte, tetë vite më parë në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.









