-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 26-vjeçari për aksidentin ku u plagosën 4 persona dhe ngordhën 37 bagëti

Kryesoret

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, i identifikuar si L. Dh., pasi akuzohet se shkaktoi një aksident në aksin “Levan-Qarr”, ku u plagosën 4 persona dhe ngordhën 37 bagëti të imëta.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, dhe sipas hetimeve, i riu po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pas aksidentit, L. Dh. dhe tre pasagjerë të tij u dëmtuan lehtë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 26-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Përveç këtij rasti, specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materiale për një tjetër rast, ku një shtetas i identifikuar si D. H., 28 vjeç, u përfshi në një konflikt fizik dhe ka goditur një tjetër person me grusht dhe sende të forta për motive të dobëta.

Të dyja çështjet po hetohen dhe materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Policia jep detaje për aksidentin në Fier: Katër persona të lënduar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit