Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës do të dëbohen pas vuajtjes së dënimit me burg. Ata do ti nënshtrohen dëbimit pasi të përfundojnë gjysmën e vuajtjes së dënimit.
Në periudhën maj-nëntor të 2023, policia zbuloi 13 mijë bimë kanabis sativa me vlerë 10,903,200 paund. Këto të ardhura të krimit do të konfiskohen.
Katër personat që u burgosën janë: Riza Hodaj, 39 vjeç, me banim në Beech Mount, Harpurhey – Shtatë vjet burg
Iriljan Hodaj, 32 vjeç, me banim në Lakeland Crescent, Bury – Katër vjet burg
Henri Shperdhea, 35 vjeç me banim në Denton Lane, Chadderton – Dy vjet e tre muaj burg
Armando Xhemalaj, 32 vjeç, me banim në Barracks Road, Bickershaë – Dy vjet e tre muaj burg