Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për t’u liruar nga burgu.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet sot në orën 10:00 nga gjyqtarja Suela Lika. Në dokumentin e paraqitur, Gjici nuk ka specifikuar arsyet për lirimin e tij, por besohet se ai e ka kërkuar lirinë për shkaqe shëndetësore.