Një 21-vjeçar nga fshati Sallmone në Durrës është dërguar në spital pas një tentative për vetëvrasje, ku dyshohet se ka konsumuar solucion pastrues.
Incidenti ndodhi rreth orës 00:40 të datës 14 tetor. Sipas burimeve mjekësore, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që e çuan atë në këtë veprim.