Ditëne e sotme Elisa Spiropali ka takuar kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Numan Kurtulmus, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, dhe Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
Spiropali me Kurtulums bisedoi rreth bashkëpunimit në NATO, marrëdhëniet dypalëshe, miqësinë mes popujve dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare.
Me Milton Dick, ajo diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar. Ndërsa me kryetaren e parlamentit të Ajzerbajxhanit u diskutua mbi bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta në organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe rikonsiderimin e kërkesës për njohjen e Kosovës.