Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për zjarrin në kompleksin “Arlis” në Tiranë, duke bërë të ditur se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lamallari ka vizituar në QSUT 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 qytetarë të lënduar, të cilët sipas mjekëve janë në gjendje të stabilizuar.
Ai theksoi se që në momentet e para ka qenë në terren, së bashku me forcat zjarrfikëse, Policinë e Shtetit dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat ndërhynë për të shmangur pasoja në jetë njerëzish.
Postimi i Lamallarit
Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prej momenteve te para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish.









