Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar është proceduar penalisht, pas dyshimeve se ata përndoqën dhe goditën me sende të forta dy fëmijë 12-vjeçarë.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë arrestuar K. K. dhe kanë nisur procedimin ndaj të miturit për veprat e kryera.