Shtyhet për në datë 11 nëntor seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Safet Gjicit për lirimin nga qelia për motive shëndetësore.
Gjici ndodhet në regjim spitalor. Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë.
Avokati Markeljan Jançe ka deklaruar se gjendja e ish-kryebashkiakut të Kukësit është në gjendje të rënduar.
“Gjici është në gjendje të rënduar shëndetësore nga një sëmundje që ka vuajtur prej vitesh, por rëndesa psikologjike e ka rënduar gjendjen e tij. Kërkojmë vlerësimin nga instituti i mjekësisë ligjore për vlerësimin e gjendjes”, ka thënë ai.
Gjici vazhdon qëndrimin në spital privat për shkak të gjendjes shëndetësore, me probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim te aortës dhe diabet të formës së rënduar.