Shqipëria kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Kristjan Asllani. Në minutën e 48-të mesfushori shqiptar gjeti rrjetën me një goditje nga jashtëzone.
Asllani përveç gëzimit të golit kishte edhe një festë tjetër, pasi nipi i tij kishte ditëlindjen.
“Edhe 100 Leo”, shkruante Asllani në fanellën e tij.