Ditën e sotme policia e Kosovës ka arrestuar një sirian, pasi dyshohet për vrasjen e një burri dy vjet më parë.
Në vitin 2022, në kufirin jugor të Kosovës, Vërnicë dyshohet se siriani me iniciale M.A., ka vrarë një irakian 31-vjeçar me iniciale J.H.
Siriani u arrestua në Pejë dhe pas hetimit nga policia e Prizrenit, ai akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë. Ende nuk dihen motivet e vrasjet apo se si ka ndodhur ajo.
“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje. Prokurori ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim për 48 orë, tha policia.