Përfaqësuesi i BE-së, Johannes Madsen, theksoi se Kosova ka përjetuar progres të ngadaltë lidhur me pengesat që hasin individët e margjinalizuar në tregun e punës.
Kjo deklaratë erdhi gjatë promovimit të raportit nga organizata joqeveritare Internews Kosova mbi diskriminimin sistematik në hapësira dhe punësim. Raporti, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, është rezultat i një monitorimi gjashtëmujor në institucione publike dhe komuna, dhe kërkon një angazhim më të madh nga qeveria dhe shoqëria civile për të rritur ndërgjegjësimin mbi diskriminimin dhe për të siguruar akses për të gjithë.
Madsen shprehu besimin për një shoqëri ku diversiteti do të përqafohet dhe pengesat do të eliminohen.
“Ne parashohim një shoqëri ku pengesat do të rrënohen, ku punëdhënësit do përqafojnë diversitetin dhe ku institucionet do të bëjnë hapat të prekshëm dhe konkret për të siguruar qasje dhe aksesueshmëri për të gjithë”.