Enkelejd Alibeaj një nga themeluesit e partisë ‘Djathtas 1992’ ka treguar edhe emrat e disa prej aleatëve të partisë së re.
“Së bashku me Açkën, Agalliun, Jakupllarim Shehin, ne kemi krijuar edhe një grup parlamentar poltikë që kemi dashur të themi këtë edhe mund të bashkohesh edhe jashtë së vjetrës.”, tha Alibeaj.
Ai u shpreh se partia Djathatas 1992 synon elektoralin gri dhe jo vetëm pasi do kërkojnë votën e çdo shqiptari.
“Elektorati gri është i qartë për dy gjëra, që nuk voton më Ramën dhe as segmentin opozitar të Berishës. Ne s’do dalim të themi na votoni ne, hajdeni pas nesh. Kushdo që e ndjen që ky vend duhet ndryshuar mund të na bashkohet”, tha ai.