Një 50-vjeçar, identiteti i të cilit është XH.M., është gjetur pa shenja jete në lagjen nr. 11 në Durrës.
Sipas hetimeve fillestare, nuk janë konstatuar shenja dhune në trup, dhe dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.