Fredric Veseli, i pritur në Dinamo City, ka befasuar duke firmosur me Egnatian. Klubi rrogozhinas njoftoi se Veseli, mbrojtësi i Kombëtares, ka arritur një marrëveshje deri në vitin 2026.
Ky transferim, i konsideruar si goditja më e rëndësishme e merkatos, erdhi pasi Veseli ishte një lojtar i lirë, duke e bërë nënshkrimin të mundshëm në këtë periudhë.