Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, pasi mposhti Dinamon me rezultatin 2-0.
Ndeshja është luajtur në “Elbasan Arena” ku skuadra e Nevil Dedes me Alessandro Albanesen shënoi dy herë brenda 10 minutave, ndërsa Dinamo u tregua i pafuqishëm për tu kundërpërgjigjur.
Rrogozhinasit e mbyllin vendin e parë me 37 pikë, të ndjekur nga Elbasani në vendin e dytë.
Ndërkohë Vllaznia e mbyll e treta një sezon që nisi me pritshmëri të larta, ndërsa Dinamo në vendin e katërt, por me Kupën e Shqipërisë të fituar pak javë më parë.









