Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së pezullimit të dënimit të Ervin Salianjit.
Gjekmarkaj thotë se Ervin Salianji u rrëmbye nga jeta politike.
“Gjykatat tona bëjnë mirë të vijnë të paraqesin kandidaturat e të votohen në popull se drejtësia ka vdekur, politika ka mbirë mbi këtë kadaver si kërpudhë helmuese. Do ishte më pak hipokrite të merrnin ca vota së paku.”, thotë ai.
Më tej ai shprehet se “Në asnjë rast në këto 34 vite tranzicion nuk ka pasur asnjë vendim gjykate që ka dënuar me burg edhe kur kallëzimet kanë qenë të rreme. Një deputet është i dënuar se çoi në burg një trafikant. Trafikanti po gjerb kafenë ndoshta diku në lokalin e vet e darkave sheh vëllain ish ministër se si i tregon udhën e drejtë drejtësisë që po i rri drejt gatitu atij vetë.”