-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e negociatave me BE, Teliti: Po për varfërinë dhe hallet e shqiptarëve kush do negociojë

Kryesoret

Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokatike Dorjan Teliti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Teliti shprehet se pas 11 vitesh për tu integruar në BE, hallet dhe dhe problemet e njerëzve janë në kulmin e tyre më të trishtë.

“⁉️Kush do negociojë për të zhdukur varfërinë e mbi 700mijë pensionistëve? Ata që mashtruan pensionistët me gjoja indeksimet?

⁉️Kush do negociojë për 47% të fëmijëve shqiptare që sot sipas Unicef janë të kequshqyer? Ata që i përcmuan e i braktisën këto vite familjet nevojtare apo ata që lejuan rritjen e cmendur të cmimeve të ushqimeve bazë?

⁉️Kush do negociojë për qindra e mijëra sipërmarrjet që kanë falimentuar në këto vite dhe humbjen e vendeve të punës? Ata që rritën taksat dhe dërguan taksidarët e uritur në dyert e bizneseve?

⁉️Kush do negociojë për ilacet jetike që mungojnë në spitalet shqiptare? Ata që abuzuan qindra milionë euro në PPP-të klienteliste e korruptive të shëndetësisë?”, shkruan ai.

Teliti thekson se negociatorët për integrimin në BE nuk mund të jenë shkaktarët e kësaj gjendjeje alarmante.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit