-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e negociatave të grup-kapitullit të parë, Spiropali: Moment historik i merituar

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar në lidhje me Konferencën Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE-së.

Spiropali shprehet se është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.

“Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar strategjik.

Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore”, shkruan Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit