-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Italia, model për emigracionin, qendrat në Shqipëri nisën funksionimin

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në një fjalim para Këshillit Evropian, theksoi se Italia ka bërë përparime të dukshme në menaxhimin e flukseve migratore.

Ajo deklaroi se “Italia është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm“, duke nënvizuar se, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt ka rënë me 60%. Meloni theksoi rëndësinë e parandalimit të tragjedive në det dhe nevojën për të luftuar trafikantët.

Ajo shprehu kënaqësinë për fillimin e funksionimit të dy qendrave, falë bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit