Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Péter Szijjártó, ka theksuar se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në krye të axhendës për konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Në deklaratat e tij para takimit, Szijjártó shprehu dëshirën për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërisht Shqipërisë, duke vlerësuar punën e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.
“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë km dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.