Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një konferencë mbi të ardhmen e Palestinës në Ankara tha se koha për diplomaci ka mbaruar.
Fidani tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa ligjore duke bojkotuar Izraelin.
“Përndryshe, Izraeli do të vazhdojë gjenocidin dhe masakrat e tij në Gaza, sepse për momentin nuk po paguan çmim ekonomik, politik apo ushtarak”, u shpreh ai.
Më pas ai dha një mesazh të fortë për shtetet që përkrahin Tel Avivin në avancimin e luftës.
Fidani tha se “Ata që mbështesin Izraelin duhet gjithashtu të paguajnë çmimin, për të kuptuar se ka kufij për atë që ata po bëjnë”.