-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër vijnë emigrantët nga Italia, Rama: Shtetet e tjera ta harrojnë!

Kryesoret

Nesër në Shëngjin do të vijnë 16 emigrantët e parë nga Italia. Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se nuk do të ketë marrëveshje me shtete të tjera që ia kanë kërkuar.

E kam shpjeguar përse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje. Edhe njëherë. Po! Na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo! Gjithkush duhet të kuptojë që marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet dhe pas në kohë me një volum, shumë volume ndërveprimi në 30 vitet e fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit të regjimit komunist në Europë, kur u larguam dhe Italia hapi krahët për ne apo kur erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare pas rënies së skemave piramidale. 

Duke ardhur deri tek tërmeti, kur italianët erdhën ndër të parët për të shpëtuar jetët e atyre nën rrënoja. Mos harroni ne nuk jemi vend i BE-së, por europian. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për t’u përpunuar në këtë nivel” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit