Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë objektivat e Hezbollahut kudo në Liban, duke përfshirë Bejrutin.
Ai e bëri këtë deklaratë në një video të publikuar nga zyra e tij, pas sulmit të fundit me dron të Hezbollahut që shkaktoi vdekjen e katër ushtarëve izraelitë. Netanyahu shprehu ngushëllimet për familjet e ushtarëve të vrarë dhe theksoi se Izraeli do të vazhdojë luftën, pavarësisht çmimit të lartë që po paguan.
Kjo vjen pas një periudhe sulmesh izraelite në Bejrut, të cilat u ndërprenë përkohësisht për shkak të marrëveshjeve mes zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë.