Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se forcat paqeruajtëse në Libanin jugor do të qëndrojnë në pozitat e tyre, pavarësisht kërkesave të përsëritura të Izraelit për tërheqjen e tyre.
Kreu i operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix, theksoi se vendimi ka mbështetje të plotë nga Këshilli i Sigurimit dhe shtetet anëtare që kontribuojnë me trupa. Izraeli, nga ana e tij, ka akuzuar OKB-në për dështim në ndalimin e Hezbollahu dhe ka kërkuar largimin e paqeruajtësve, duke pretenduar se ata po ofrojnë një mburojë për grupin militant.
Megjithatë, OKB-ja thekson se mandati i saj është të mbështesë popullatën civile dhe jo të zbatojë marrëveshjet e mëparshme.