Ditën e sotme një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Pukës.
Një 17-vjeçare ka treguar në polici që 47-vjeçari me iniciale Z.P., po e përndiqte atë nga një muaj në rrugë dhe në rrjete sociale.
Policia menjëherë e ka indentifikuar 47-vjeçarin dhe e ka arrestuar, ndërsa gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. 47-vjeçari rezultonte me precedent penal për të njëjtin krim.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.