Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku sot hapen negociatat për grup-kapitullin e parë. Rama njoftoi se Shqipëria do të përgatitet për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
Takimi nis në orën 08:00, me pjesëmarrjen e ekipit të qeverisë shqiptare, përfshirë kryenegociatoren Majlina Dhuka dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Shqipëria do të përqendrohet në kapitujt si “Reforma e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, dhe “Funksionimi i institucioneve demokratike”.
Ky grup-kapitull është i pari që hapet dhe do të mbyllet në fund të procesit të integrimit, duke përcaktuar ritmin e përgjithshëm të negociatave. Dita e nesërme gjithashtu do të shënojë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.