Një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 34-vjeçare, E. R., përplasi me automjetin e saj një çift të moshuarish, N. M. (77 vjeç) dhe L. M. (73 vjeçe), të cilët po udhëtonin me motor.
Të dy të moshuarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 09:00 në lagjen “Tre heronjtë”.