Shqipëria hap sot negociatat me BE-në. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi deklaroi sot nga Luksemburgu se BE e ka përshpejtuar ritmin dhe vendet kandidate duhet të bëjnë më shumë në përmbushjen e reformave.
“Nisëm të ndërtonim Evropën në Shqipëri, kemi trajtuar çështje, që mendoj se kanë qenë problem prej dekadash, Baypass e Vlorës, që e kemi përuruar. Kemi Kolegjin e Evropës në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur pasi Shqipëria kurrë nuk është stepur drejt rrugëtimit drejt BE.
Shpresoj që kjo të vijojë. Shqipëria anëtare deri në fund të mandatit të ardhshëm. Në terren duhet të zbatojmë planin e investimeve. BE po e përshpejton ritmin dhe ndërkohë që pret që ju të ndërmerrni hapat e nevojshëm për reformat, që ju të bëheni anëtar”, tha ai.