Ditën e sotme Shqipëria hapi në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt “Themeloret”. Në këto kapituj përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar.
Ambasada Franceze në Tiranë me anë të një postimi ka reaguar dhe shprehet se është një sukses dhe një moment kyç në rrugën e integrimit evropian.
“Hapja sot e negociatave për çështjet themelore është një sukses dhe një moment kyç në rrugën e integrimit evropian, për të cilën Franca dëshiron që të jetë sa më e shpejtë”, shkruan Ambasada Franceze në Tiranë.