Jorida Tabaku, deputetja demokrate njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit, ka theksuar se “PD mbështet procesin e integrimit”, por ka shqetësime të theksuara për transparencën dhe drejtësinë e “procesit zgjedhor.
Ajo shtoi se “PD ka dyert e hapura për të gjitha partitë simotra” dhe theksoi rëndësinë e kontakteve të vazhdueshme.
Tabaku e vazhdoi me deklaratën se “interesat e PD janë të qarta, forcimi dhe rritja e partisë”. Ajo ftoi të gjitha partitë e vendeve anëtare që “të vinë e të shohin problemet që has opozita”, duke nënvizuar nevojën për një “bashkëpunim konstruktiv dhe përmirësimin e kushteve zgjedhore”.