Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, P. M., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 kanë ndërmarrë veprimin pas denoncimeve nga viktimat.
Ngjarja hetohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të siguruar drejtësi për të prekurat.